Zejdi: Jemi shumë parti, por para zgjedhjeve do të krijohen dy tabore

Pavarësisht numrit të madh të partive të krijuara shqiptare, Skënder Rexhepi nga Lëvizja Populli nuk mendon se me këtë do të copëtohet vota shqiptare.

Në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, Rexhepi deklaroi se para zgjedhjeve do të krijohen vetëm dy tabore shqiptare, duke aluduar në koalicionime të më shumë partive mes tyre.

“Nëse shkohet në dy tabore, çfarë rreziku do të ketë vota shqiptare?.. Ka gjasa të mëdha dhe reale sepse zgjedhjet janë vitin e ardhshëm… Realisht i bie se ka tabore, por para zgjedhjeve iu garantoj që do të ndodhin vetëm dy tabore. Mbajeni mend, do të jeni dëshmitarë dhe në momentin që do të ndodhin dy taboret, do vërtetoheni se paskam pasur të drejtë”, tha mes tjerash Skënder Rexhepi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share