Në gjykatën serbe përmenden pasaportat e rrejshme maqedonase

“EKZEKUTORËT DHE VIKTIMAT MAFIOZE SERBE ME PASAPORTA MAQEDONASE”

Nuk kanë të ndalur informacionet e reja lidhur me aferën ku MPB-ja ka dhënë pasaporta maqedonase për kriminelët dhe narkobosët e rajonit. Konfirmim për këtë rast ka ardhur edhe nga Gjykata e Beogradit ku është mbajtur seanca gjyqësore kundër grupit kriminel të Veljko Belivuk.

Edhe kriminelët e vrarë serb dhe ekzekutori i tyre kanë pasur pasaporta të rrejshme maqedonase që përfshihen në rastin “Sozia”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në seancën e fundit gjyqësore në Beograd kundër grupit famëkeq kriminel të Veljko Belivukut, sërish janë përmendur pasaportat maqedonase.

Një dëshmitar-bashkëpunëtor, sic percjell KlanM, ka theksuar se ekzekutuesi mafioz Lubomir Lainoviq, në janar 2020 në Maqedoni ka marrë pasaportë të rrejshme maqedonase. Ai ka qenë në arrati nëpër Maqedoni pas vrasjes së dyfishtë në Athinë të krminelëve Igor Dedoviq dhe Stevan Stamatoviq.

Pas vrasjes ai ka arritur të arratiset nga Greqia, kurse dëshmitari në gjykatën serbe ka deklaruar se për të vazhduar rrugën drejt Kosovës, maqedonasit I kanë dhënë pasaportë të rrejshme.

Edhe dy viktimat e vrarë në Athinë, sic percjell Klan M, gjithashtu kanë pasur pasaporta të rrejshme maqedonase që ishin përfshirë me hetimet për rastin ‘Sozia”.

Ndryshe, sic njofton KlanM, në vitin 2021 rasti gjyqësor “Sozia” përfundoi me 16 vite e një muaj burg për shtatë nga gjithsejt 11 të akuzuar. Hetimet treguan se, gjatë periudhës Qershor 2017 e deri në fund të vitit 2020, shtetas të huaj janë furnizuar me dokumente të udhëtimit me identetit të qytetarëve të Maqedonisë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share