Në BE si 20% apo si shqiptarë? – Ja si përgjigjet Arta Bilalli Zendeli

Në Klan Debat-in e sotëm debatohet rreth 20 përqindëshit dhe ndryshimeve kushtetuese në vend. Në debat e sipër, Artan Bilalli e BDI-së dhe Fadil Zendeli i Besës këmbyen argumente pro dhe kundër heqjes së 20 përqindëshit bashkë me futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Pas deklarimit të Fadil Zendelit se nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese pa heqjen e 20 përqindëshit për shiqiptarët, deputetja e BDI-së, Arta Bilalli e kundërshtoi duke i thënë se kështu po e rrit euroskepticizmin në vend.

E pyetur nga gazetarja Xhumadije Ibrahimi, nëse do të donte hyrjen në BE si shqiptarë apo si 20 përqindësh, Bilalli nuk u përgjigj direkt, por shtoi se është optimiste se kjo çështje do të rregullohet deri në hyrjen e vendit në BE.

“Unë nuk di se në Evropë ka ndonjë popull numëror dhe në kushtetuita e BE-së nuk ka popull numëlror dhe unë jam shumë optimiste se shumë shpejtë do të vijë deri te përmirësimi i kësaj edhe pse prapë e them,në rast të mosndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në kushtetutë, ne kemi marrë paralajmërim shumë të saktë, shumë konciz dhe të prerë nga ekselenca e tij, David Geer se rruga evropiane e vendit do të ndrëpritet në nëntor”, deklaroi Arta Bilalli Zendeli nga BDI./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share