Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni, lirohet dizeli dhe benzina

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,05 % në raport me vendimin e datës 18.9.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,198 %, te nafta për 3,096 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,768 %
dhe te mazuti për 0,699% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,389%

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga data 26.9.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 89,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 85,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,715 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (DЕ V) ulen për 1,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,447 den/kg dhe do të jetë 48,715 den/kg. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.9.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share