Ndryshoi botën, Apple Macintosh i parë bën 40 vjeç dhe fansat e përdorin ende!

Më 24 janar 1984, një burrë i quajtur Steve Jobs u ngjit në një skenë dhe vendosi një kuti bezhë, futi një disk në të dhe u zmbraps. Prej saj u dëgjua melodia Chariots of Fire dhe fjala “Macintosh” u shfaq në ekranin e vogël të kompjuterit si dhe disa imazhe monokromatike. Kjo mahniti publikun dhe ‘çmendi’ aksionerët e Apple.

Me standardin e sotëm, ekrani i vogël, forma si kuti dhe grafikat e Macintosh origjinal duken qesharake. Pajisja nuk ishte madje as kompjuteri i parë personal. Megjithatë, ishte i pari që do të ndryshonte botën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sot, Mac 128K i cili quhet kështu për shkak të RAM 128 kb, është një objekt muzeu. Apple ndaloi prodhimin në tetor 1985 dhe mbështetjen e programit operativ në 1998. Por disa fansa të zjarrtë i kanë ende kompjuterët e tyre Mac 128K, edhe pse nuk mungojnë acarimet. Pajisjet kanë shumë kufizime për shkak të kujtesës së vogël.

Edhe pse nuk kanë kujtesë, modem apo opsionin për t’u lidhur me intenetin, ka një komunitet fansash që e vlerësojnë pajisjen e lashtë. David Greelish, një historian kompjuterësh në Florida, vlerëson gjenialitetin e qarkut të Mac 128K: “Ka gjithçka: ROM, RAM, procesor dhe pajisjet input/output. Gjithçka të integruar aty në një qark të vogël katror. Për 1984, ishte një mrekulli”.

Macintosh origjinal mund të shitet po aq sa një kompjuter modern. Koleksionuesit i konsiderojnë pjesë të historisë kompjuterike, me firmat e ekipit që i ndërtoi.

Megjithatë, suksesi nuk ishte aq i madh sa pritej. Biznesmenët nuk e blenë aq sa Steve mendoi se do ta  bënin. Madje u bë pikërisht arsyeja pse ai u pushua nga Apple. Jobs e la kompaninë në 1985 për t’u rikthyer në fund të viteve 1990.

Do të duhej të mbërrinte viti 1988 që Apple të shiste mjaftueshëm kompjuterë Macintosh, përfshirë edhe versione të ndryshuara të origjinalit që më në fund të eklipsonte shitjet e Apple II që kishte dalë në 1977.

Por Mac ishte shumë tërheqës, sidomos për të rinjtë dhe personat që merreshin me punë krijuese.

Ekipi i marketingut vendosi t’u ofronte gazetarëve individualë që të kalonin 6 orë në Apple, me njerëz të tjerë apo me Jobs dhe t’u bënin demonstrime të ndryshme të pajisjes që ta kuptonin se për çfarë po shkruanin. “Ata luanin me kompjuterin dhe sytë e tyre shkëlqenin”, thotë një prej punonjëseve të vjetra të kompanisë.

Mac 128K nuk ishte një kompjuter perfekt. Ai kishte kufizime të forta dhe vështirë se ishte një gjetje komerciale. Gjithsesi ia doli që të linte një gjurmë të fortë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share