Musk: “Tesla” mund të ulë sërish çmimet, po përjetojmë periudhë të “trazuar”

Shefi ekzekutiv i “Teslas”, Elon Musk thotë se kompania e makinave elektrike mund të vazhdojë që të ulë çmimet pasi ekonomia botërore është në një “periudhë të trazuar”.

Deklarata e multimiliarderit erdhi pas kompania raportoi se marzhet e fitimit të saj ishte reduktuar pasi u përball me një konkurrencë të “egër”. Në muajt e fundit, Tesla ka ulur çmimet e saj disa herë në tregjet kryesore, përfshirë SHBA-në dhe Kinën. Tesla raportoi se marzhi i fitimit të saj kishte rënë në nivelin më të ulët në katër vjet.

Gjatë një komunikimi që zhvilloi me analistët e “Wall Street”, Musk sinjalizoi se ishte i hapur për uljen e mëtejshme të çmimeve nëse ishte e nevojshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Një ditë duket sikur ekonomia botërore po shkatërrohet, ditën tjetër është mirë. Nuk e di se çfarë dreqin po ndodh. Jemi në kohë të turbullta”, shtoi Musk.

Në fillim të këtij viti, Musk tha se besonte se politika e shitjeve më të larta, me fitime më të ulëta, ishte zgjedhja e duhur për Teslën. Firma ka ulur çmimet në tregje duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Kinën për të konkurruar me prodhuesit rivalë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share