Fifa mendon shtimin e një klauzole të re në kontratat e trajnerëve
Largimi i Unai Emery nga Villareal në drejtim të Aston Vijës krijoi një episod jo shumë të këndshëm për botën e sportit. Ndërprerja e një probjekti për të drejtuar një tjetër shihet si një rast i paprecedent për FIFA-n, që është gati të nis hartimin e një rregulloreje për merkaton e trajnerëve. Pavarësisht se ky treg është i lirë në krahasim me atë të lojtarëve, po mendohet klauzolë në kontratën e tyre. Nëse ai nuk shkarkohet, një trajner mund të nënshkruajë me një tjetër klub në dy merkatot e programuara nga FIFA, atë të janarit dhe verës.
Një rregullore që çdo Federatë mund ta adaptojë më pas, bazuar në parimet e FIFA-s. Organi qeverisës i futbollit botëror pritet të lejojë që klubi të mos jetë i detyruar të paguajë trajnerin e shkarkuar deri në fund të sezonit aktual dhe në fillim të sezonit të ardhshëm. Nëse kjo nuk ndodh, skuadra nuk do të mund të regjistrojë trajner të ri për sezonin e ardhshëm dhe as të regjistrojë lojtarë. Në klauzolën e re, parashikohet që një ekip të mos jetë pa trajner për maksimumi dy javë dhe një trajner i përkohshëm mund ta zërë këtë vend në stol. Një opsion tepër i leverdishëm për skuadrat e futbollit, por edhe për lojtarët, që nuk do jenë të detyruar për të mësuar skema të ndryshme taktike në një sezon të vetëm për shkak të ndryshimit të trajnerëve.
Klan News