Botërori i klubeve me 32 ekipe

FIFA zgjedh SHBA, Infantino: Viti 2025 kulmi i futbollit elitar

2025 do të jetë tepër i rëndësishëm për botën e futbollit. Organi qeverisës i futbollit botëror ka vendosur që në këtë vit të zhvillohet edicioni i parë i Botërorit të Klubeve me 32 ekipe pjesëmarrëse. Këshilli i FIFA-s caktoi unanimisht Shtetet e Bashkuara si mikpritëse të kompeticionit për edicionin e parë të formatit të zgjeruar. FIFA kishte konfirmuar në muajin mars se Kupa e Botës për klube do të luhet çdo katër vjet nga qershori i pas dy viteve.

“Kupa e Botës për Klube FIFA 2025 do të jetë kulmi i futbollit elitar profesionist të klubeve për meshkuj. Me infrastrukturën e nevojshme në vend së bashku me një interes masiv lokal, Shtetet e Bashkuara janë mikpritja ideale për të nisur këtë turne të ri global.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kampionët e Konfederatës nga 2021-2024 do të kenë të drejtë të luajnë në Kupën e re të Botës për Klube, që do të thotë se Chelsea, Real Madrid dhe fituesit e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Manchester City, janë kualifikuar nga Evropa.

Versioni aktual i Kupës së Botës për Klube FIFA një kompeticion me shtatë ekipe do të ndalojë së funksionuari pas edicionit të radhës. Shtetet e Bashkuara do të jenë mikpritëse të Kupës së Amerikës 2024, ndërsa ato janë gjithashtu bashkë-pritëse të Kupës së Botës 2026 së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share