Ndryshimet Kushtetuese: Ministria e Drejtësisë publikon emrat e ekspertëve

Ministria e Drejtësisë njofton se në grupin punues për ndryshimet kushtetuese do të marrin pjesë ekspertët e mëposhtëm:

-Sali Murati- Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

-Margarita Caca Nikollovska-Ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e     Njeriut në Strazburg.

-Bajram Pollozhani- Ish-gjyqtar kushtetues dhe profesor i së drejtës kushtetuese.

-Branko Naumovski- Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

-Jeton Shasivari- Profesor në Universitetin e Evropës Juglindore (EJL).

-Ana Çupeska- Profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë “Justinian Prvi”.

-Elena Mihajllova Stratillati- Profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë “Justinian Prvi”.  

-Besa Arifi- Profesoreshë në Universitetin e EJL.

-Jagoda Mitrevska – Profesoreshë në Universitetin Ndërkombëtar Sllav

-Marija Pandevska- profesoreshë në Institutin e Historisë Kombëtare

Në periudhën në vijim, siç percjell KlanM, lista e grupit punues do të plotësohet edhe me anëtarë të tjerë të cilët do të japin kontributin e tyre në pëgatitjen e ndryshimeve kushtetuese.

Ministria e Drejtësisë njofton se ky trup punues është formuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i është dhënë për detyrë nga Qeveria të përgatisë propozim-iniciativën e nevojës për ndryshime kushtetuese.  Qeveria është propozuesi i ndryshimeve kushtetuese.

Pasi që të përgatiten ndryshimet, siç percjell KlanM, propozimi do të kalojë nëpër të gjitha trupat punues në korniza të Kuvendit.

Paralelisht do të mbahen edhe diskutime publike në të cilat ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera do të mund t’i shprehin qëndrimet e tyre./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share