Dita Botërore e Diabetit: Në RMV 172.949 pacientë të diagnostikuar

Në RMV, konform të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik, sic percjell KlanM, deri në vitin 2021 janë regjistruar 172.949 pacientë me diagnozë të diabetit.

Nga Lidhja e Shoqatave të Diabetit për MIA-n kanë thënë se pacientët me diabet marrin terapinë më inovative.

“Kemi insulinë bashkëkohor, konform standardeve evropiane dhe botërore. Përballemi me mangësi të vogla që shpresojmë se shpejt do të tejkalohen dhe do të jenë të kapshëm për pacientët” – ka deklaruar Dimçe Velev Kryetar i kësaj shoqate.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Çdo i katërti person me diabet në botë nuk merr ndihmën e nevojshme, tregon hulumtimi i ri i publikuar në Ditën botërore të diabetit, 14 Nëntori.

Fondacioni Ndërkombëtar për diabet (IDF), njofton se rreth 26% e njerëzve nuk kanë informacione të mjaftueshme për situatën e tyre pasi të diagnostikohen me këtë sëmundje.

Ky fakt mund të rezultoje me trajtim të dobët të diabetit, duke rritur rrezikun nga komplikimet fizike siç janë goditjet në tru, dështimi i veshkave, verbërimin, amputimin e ekstremiteteve të poshtme, si dhe të ndikojë në shëndetin mental të të prekurit.

Hulumtimi, sic percjell KlanM, bazohet në një online-pyetësor prej 3.028 njerëzve që ose kanë patur diabet ose kanë qenë punonjës shëndetësor në vende të ndryshme, si në Brazil, Indi dhe Nigeri.

Dita Botërore e Diabetit shënohet në ditën kur është lindur Frederik Banting, shkencëtari I cili në vitin 1922 bashkë me Çarls Best, zbuloi insulinën.

Diabeti është sëmundje jo ngjitëse që potencialisht është e rrezikshme për jetë dhe mund të ketë pasoja të rënda për individët, familjet e tyre, sistemet shëndetësore dhe ekonomitë kombëtare.

Çdo i dhjeti person i rritur në botë – 537 milion ka diabet. Pritet që deri në 2030 numri i të sëmurve të rritet në 643 milion, kurse në 2045 në 783 milion. /Klanmacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share