Ndryshimet Kushtetuese: LSDM thirrje VMRO-DPMNE-së që të vazhdojnë dialogun

VMRO-DPMNE: LSDM T’I PRANOJË PROPOZIMET TONA

LSDM i ka bërë thirrje sërish opozitës maqedonase që të vazhdojë sa më shpejtë të jetë e mundur dialogun për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, njofton KlanM.

Deputeti, Mile Talevski, tha se, të gjitha partitë, përfshirë këtu edhe VMRO – DPMNE-në, janë pajtuar se kjo përbërje parlamentare ka legjitimitet dhe mandat të plotë t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese për vazhdimin e rrugës evropiane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“E inkurajojmë Mickoskin të mbetet në qëndrimet e ndryshuara dhe të formojë ekipe sa më shpejtë. Nëse ka vullnet të sinqertë, nuk ka nevojë të pritet dhe as të taktizohet. Të vazhdojmë së bashku të punojmë në ndryshimet kushtetuese, për realizimin e interesave shtetërore dhe nacionale” – tha Mile Talevski, LSDM.

Nga ana tjetër, VMRO – DPMNE, sic percjellKlanM, insiston që LSDM të pranojë propozimet e opozitës maqedonase, si kusht për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

“Nëse Lidhja Social Demokrate nuk pranojnë dy ofertat e VMRO – DPMNE-së, do të thotë se ka qëllime të fshehura të negociojë në llogari të identitetit dhe do të pranojë diçka gjatë negociatave që do ta shkatërrojë edhe më tej identitetin maqedonas” – tha Blagica Lasovska, VMRO-DPMNE.

Dy liderët maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickoski realizuan më 07 qershor një takim tet a tet, ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese.

Kovaçevski i ofroi Mickoskit pjesëmarrje në Qeveri, në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushtetuese, me çka LSDM do t`ia dorëzonte 5 nga 10 pozitat e saja ministrore.

Por, Mickoski tha se, do të pranonte këtë gjë, nëse në Qeveri nuk do të jetë BDI dhe nëse, ndryshimet eventuale kushtetuese të vlejnë pas anëtarësimit të vendit në BE. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share