Ndryshimet Kushtetuese/ Kovaçevski: Mund t’i votojmë kur të jenë gati politikanët tjerë..!

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, u ka bërë thirrje politikanëve tjerë, që të lajmërohen kur të jenë gati për t`i votuar ndryshimet kushtetuese, sic tha, kur të marrin guximin për të miratuar vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Ndryshimet kushtetuese mund t`i votojmë sot, nesër, pasnesër, para formimit dhe pas formimit të qeverisë, në ditën e njëjtë me formimin e qeverisë, në 12 në mesditë, në 12 në mbrëmje – si të thonë, ashtu do ta bëjmë. Në negociojmë gjatë kohë me Bullgarinë, me Francën dhe vende tjera të BE-së, patëm ndihmë nga vendet partnere dhe arritëm të negociojmë një kornizë negociuese ku kemi gjuhë të pastër maqedone, kulturë dhe identitet të mbrojtur maqedonas. Nisëm negociatat me BE-në dhe përfunduam fazën e skriningut. Konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahet pa kushte pasi t`I përfundojmë ndryshimet kushtetuese dhe vlerësoj se kjo duhet të bëhet” – tha Dimitar Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share