Ndryshimet kushtetuese kalojnë në Komisionin kuvendor për Çështje Kushtetuese

Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi në lexim të parë propozimin për hapjen e Kushtetutës.

Propozimi në seancë u miratua me dhjetë vota “për” dhe “shtatë” kundër. Në seancën e sotme të Komisionit, kryeministri Dimitar Kovaçevski e shpjegoi propozimin, ndërsa edhe përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare i prezantuan qëndrimet e tyre.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morën fjalë por bënë me dije qëndrimin se janë kundër ndryshimeve kushtetuese.

Seanca parlamentare për të përcaktuar nevojën për ndryshime kushtetuese është caktuar më 18 gusht./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share