Aksidenti rëndon komunikacionin në bulevardet kryesore në Shkup

Për të paktën 40 minuta komunikacioni në bulevardet 8 Shtatori dhe Nikolla Karev po zhvillohet me vështirësi. Kjo si pasojë e një aksidenti pranë semaforit që lidh 8 Shtatorin me Rrugën e Kaçanikut, pranë vendit të quajtur “Momin Potok”, përcjell KlanMacedonia.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk duket të ketë pasoja tjera më të mëdha.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet policore për të kryer procedurat e nevojshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share