Dizeli nuk ndryshon, ulet çmimi i benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,88% në raport me vendimin e datës 18.7.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,927 %, te nafta për 0,897 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,042 % dhe te mazuti për 1,983% .

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 2,50 den/l, ndërsa i EUROSUPERIT BS-98 për 2,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 21.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 98,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 101,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 100,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,044 (denarë/kilogram)

Lexo gjithashtu
Total
0
Share