Ndryshimet kushtetuese: Grubi – rritet krahu proevropian I opozitës

VMRO-DPMNE: NËSE I KANË NUMRAT LE TË VEHET NË REND DITE JAVËN E ARDHSHME

Ndryshimet Kushtetuese patjetër të ndodhin, për shkak se Maqedonia e Veriut do të jetë fituesi më I madh në këtë process. Në të kundërtën vendi do të mbetet në regres, status kuo dhe nuk do të ecë përpara përcjell KlanM. Sipas Zv/Kryeministrit të Parë, Artan Grubit, në rritje është, siç thotë, krahu pro-evropian I opozitës në Kuvend duke shpresuar se do të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Grubi ka deklaruar se tashmë ka vënë linjat e kontaktit dhe komunikimit me deputetët dhe Kryetarët e partive politike, siç tha, për mënyrat se si ata do të japin mbështetjen e tyre për Maqedoninë e Veriut evropiane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 – Ndryshimet kushtetuese jo që do të ndodhin, por është patjetër që të ndodhin. Pa ndryshimet kushtetuese Maqedonia ec prapa. Pa ndryshimet kushtetuese Maqedonia është në “status quo” dhe nuk mund të ecë para. Secili që e do një Maqedoni evropiane, secili që e do zhvillimin, secili që dëshiron ta shesh shtetin tonë bashkë me anëtarët tjerë të BE-së do të jap përkrahje për ndryshimet kushtetuese nga të cilat më së shumti fiton komuniteti maqedonas në Maqedoninë e Veriut. Më në fund bëhet ndarje popullit maqedonas me popullin bullgar. Dhe kjo me pajtim të vet popullit bullgar, deklaroi Artan Grubi, zv Kryeministër i parë.

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja. Nga opozita maqedonase përveç si lajm të rrejshëm, deklaratën e Grubit e konsiderojnë edhe si defokusim të opinionit nga problemet reale ekonomike me të cilat përballet vendi.

“VMRO-DPMNE-ja fton Qeverinë që nëse kanë deputetë për ndryshime kushtetuese, që u dëshmua se nuk kanë, javën e ardhshme le të vënë në rend dite në Kuvend. Në të kundërtën Kovaçevski të dorëhiqet menjëherë. Çështja për ndryshimet kushtetuese nuk është çështje nëse jemi pë rose kundër BE-së, por nëse jemi pë rose kundër pranimit të ultimatumeve bullgare”, deklaruan nga VMRO-DPMNE.

Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”. Ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat e votave, apo me votat për të 80 prej 120 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share