Ndryshime në krye të SHMI “Medreseja Isa Beu”- Shkarkohet Ibrahim Idrizi, emërohet Islam Islami

Ndryshime në krye të Shkollës së Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” në Shkup janë bërë ditën e sotme nga ana e BFI-së. Siç njoftohet, në vend të drejtorit të deritanishëm, Ibrahim Idrizi është emëruar Islam Islami, përcjell KlanM.

“Reisul Ulemaja i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, emëron Dr. Islam Islamin drejtor SHMI ‘Medreseja Isa Beu’ Shkup”, thuhet në njoftim.

Islam Islami është punësuar në Medrese nga viti 2013.

Ndërkaq, tani ish drejtori Ibrahim Idrizi ka qenë në krye të Medresesë që nga viti 2008 duke arritur shumë suksese në krye të këtij institucioni, ndërsa ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në betejën për akreditimin e Medresesë dhe futjen e saj në sistemin publik të shkollimit në Maqedoni./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share