Ndeshja vendimtare me Izraelin

Shqipërisë i vlen vetëm fitorja që të shpresojë për vendin e parë

Kombëtarja do të zhvillojë sot stërvitjen në stadiumin që do të luhet ndeshja me Izraelin. Kjo sfidë është tepër e rëndësishme për renditjen finale në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjve i duhet fitore pavarësisht mungesave të rëndësishme në mbrojtje dhe mesfushë. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojnë që të renditen në vendin e parë, pasi një barazim apo disfatë me Izraelin do ta bënte të pamundur këtë objektiv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Trajneri Edy Reja ka kërkuar që lojtarët të ushtrojë sa më shumë presing te kundërshtarët që më pas të krijojnë raste shënimi. Pritet që të luhet me dy sulmues ku deri më tani favoritë kanë qenë Cikalleshi dhe Broja, por duhet parë deri në fund edhe gjendja e Uzunit, i cili është bashkuar me grupin.

Reja do të mbajë edhe konferencën para seancës stërvitore ku mund të zbulojë diçka më shumë. Takimi Izrael – Shqipëri do të luhet nesër në orën 20:45 dhe do ta ndiqni direkt në TV Klan.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share