E ardhmja e Lionel Messit, 4 klube në garë për sulmuesin argjentinas

Për shkak të polemikave të reja që janë bërë objekt i udhëtimit të tij të paautorizuar në Arabinë Saudite ditët e fundit, Lionel Messi duket se ka zyrtarizuar divorcin e tij nga PSG, të cilit i vjen fundi këtë verë. Por cili mund të jetë klubi i tij i ardhshëm?

Mediat franceze tregojnë se prioriteti i sulmuesit argjentinas është rikthimi në Barcelonë, por transferimi po rezulton i vështirë financiarisht për klubin katalanas.

Hipoteza e Al-Hilal po forcohet gjithashtu, pasi klubi saudit do t’i përgatiste një kontratë të pabesueshme për ta bindur. Thuhet se arabet kanë bërë gati 320 milionë për të.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas britanikes “The Indipendent” e përfshirë në këtë marrëdhënie sportive është edhe politika, sauditët dhe Emiratet e Bashkuara duket se janë bashkuar në një rivalitet me Katarin për influencën në rajon dhe tërheqjen e sa më shumë turistëve.

Përveç këtyre, Inter Miami, në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë një opsion për Messin. Por kjo nuk është e gjitha…

Shoku i tij, argjentinasi tjetër, Sergio Agüero, ka deklaruar se Messi po mendon seriozisht të rikthehet në Argjentinë tek Neëell’s Old Boys për të mbyllur karrierën.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share