Ndeshja miqësore e basketbollit Çair – TFT eskalon në rrahje

Ndeshja përgatitore ndërmjet TFT-Çair është ndërprerë në fund për shkak të një zënke masive.

Ngjarja ka ndodhur dy minuta para përfundimit të ndeshjes kur pas një shkeljeje të një basketbollisti të TFT ka pasur një reagim nga publiku.

Tensioni u përhap në masë deri në një sherr.

Përfundimin më të keq e ka marrë kapiteni i TFT-së, Edis Nuri.

Ngjarja është raportuar në polici.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share