Selmani: Çfarë jemi duke bërë si shqiptarë për ruajtjen e gjuhës?!

DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS AMTARE

Në vitin 2019 gjuha shqipe përjetoi një avansim në aspektin ligjor, por duhet parë se cfarë realisht jemi duke bërë si shqiptarë për ruajtjen e gjuhës – tha në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, Ahmet Selmani – Këshilltar i Redaktimit në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve.

Sipas tij, ikja e shqiptarëve në botën e jashtme, paraqet alarm për ruajtjen e gjuhës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Ikja e shqiptarëve në botën e jashtme, trendi i shpërnguljes është një pikëpyetje që duhet t’ia vendosim vetes. Prandaj në këtë kontekst ne e pamë të udhës ta shtrojmë alarmin se ku ndodhet gjuha shqipe, se ne e dimë që në vitin 2019 gjuha shqipe përjetoi një avansim në aspektin ligjor, por duhet parë se çfarë realisht ne bëjmë si shqiptar për ruajtjen e gjuhës” – tha Ahmet Selmani, këshilltar i redaktimit, AZGJ.

Sipas Selmanit, zbatimi I gjuhës shqipe nëpër media lë shumë për të dëshiruar.

”Gjuha shqipe për fat të keq po vuan paradoks në fushën e medias, sepse nganjëherë krijohet përshtypja se të gjithë ato gazetarë flasin gjuhën nga vendi ku vjen sepse kjo vërehet, por duhet ekzistuar një mesatare një standard. Ka qenë koha dhe akoma është që të pësohen ca ndryshime në aspektin shkencor që disa gjëra të korigjohen që janë bërë në të kaluarën. Në Kosovë në disa emisione flitet edhe me zhargon rruga, shqetësuese se si flasin” – tha Ahmet Selmani, këshilltar i redaktimit, AZGJ.

Ndryshe, me rastin e 21 Shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, nesër në Shkup mbahet Konferenca Shkencore Mbarëkombëtare me temë “Gjuha shqipe – perspektivat dhe rreziqet”.

“Përdorimi i gjuhës shqipe në media dhe në rrjete sociale”, “Për një prestigj evropian të shqipes së sotme”, “Përballja e shqipes me gjuhët e tjera ndër shekuj”, “Përballja e shqipes me gjuhët e tjera ndër shekuj”, “Zhargoni përmes muzikës – “Trend” i çoroditjes gjuhësore, “Ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë”, “Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj”, janë disa nga temat dhe punimet shkencore që parashihen në Programin e Konferencës.

Pritet të marrin pjesë studiues të Gjuhësisë dhe të Letërsisë nga Shqipëria, Kosova, si dhe nga vendi. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share