Ndërron jetë fotografi gostivaras, Edmond Amzai

Një lajm tronditës vjen nga Velesi. Edmond Amzai nga Gostivari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një aksident trafiuku në hyrje të qytetit të Velesit, njofton Flaka

Edmond Amzai ishte pronar i Foto Studio Akon nga Gostivari. I lindur në vitin 1981, Emondi la pas vetës bashkëshorten dhe djalin e tij, Akon Amzai.

Vdekja e tij ka bërë që disa nga subjektet politike të ndëpresin aktivitetet e fushatës presidenciale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Të tronditur nga lajmi për aksidentin me ç’rast humbi jetën i riu Gostivaras, me pikëllim të thellë shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Në të njëjtën kohë, ju njoftojmë se shtabi komunal i BDI-së në Gostivar dhe Frontit Europian, pezullojnë aktivitetet parazgjedhore për sot dhe nesër”, njoftuan nga BDI, dega në Gostivar.

”Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta e të riut nga Gostivari, Edmond Amzai. Në këto momente të vështira jemi pranë familjarëve, bashkëshortes, miqve dhe ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme. Gjithashtu ju njoftojmë se shtabi i Aleancës për Shqiptarët-Gostivar anulon çdo aktivitetet parazgjedhore deri në një njoftim të dytë. Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këte humbje tragjike. Të qoftë i lehtë dheu, i dashur Edmond”, njoftuan nga ASH.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share