Ndërrimi i dokumenteve në diasporë – Osmani: Pikë shtesë për pasaporta në Bernë

18 shkurt, e diel, në Bernë. Bruksel – Munih – Bon – Bernë, ky ka qenë itinerari i Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani.

Ambasada në Bern të Zvicrës është një ndër pikat më frekuentuese për ndërrimin e dokumenteve, por edhe për marrjen e shërbimeve konsulore.

Ministri Osmani ka vizituar këtë ambasadë për të parë nga afër se si zhvillohet procesi i ndërrimit të dokumenteve. Por, me vete kishte marrë edhe diçka tjetër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Solla edhe një stacion mobil për fotografim. Do të thotë se tani edhe këtu në Bern punojmë me dy punkte, dy ekipe paralelisht – bëjmë fotografimin e njerëzve dhe dorëzimin e pasaportave”, ka njoftuar Osmani.

Sfidat vazhdojnë gjithandej – thotë Ministri Osmani, duke thënë se bëhet fjalë për një situatë të jashtëzakonshme për shkak të afateve të marrëveshjesve politike.

Në gjithë këtë sfidë, vijnë edhe lajme të mira.

“Edhe me vendimin e Zvicrës që të mundësohet që njerëzit të udhëtojnë me dokumente me emrin e vjetër të shtetit paksa e ka lehtësuar edhe shërbimin tonë që u japim qytetarëve. Sidoqoftë ne jemi të përgatitur, më të riorganizuar edhe me numër shtesë të diplomatëve dhe punëtorëve konsulorë edhe me punën në dy ndërrime dhe ja sic e shihni sot, e diel, ambasada punon, në pritje të pasaportave të reja”, thotë Osmani.

Nga Zvicra, Osmani vazhdon rrugëtimin në përfaqësinë në Venecia, me qëllim njohjen nga afër me situatën dhe zbatimin e riorganizimit për të përmbushur interesat e qytetarëve tanë në Itali./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share