NBA: Zhgënjejnë kryesuesit Milwaukee në lindje dhe Denver në Perëndim

Në kampionatin amerikan të basketbollit sot janë zhvilluiara vetëm dy ndeshje dhe ate derbi mes ekipeve kryesuese në të dyja konferencat përkatëse Perëndim dhe Lindje, ku dy skuadrat kryesuese kanë pësuar disfata

Boston në derbin e Lindjes me rezultat të thellë mundi Milwaukee 140-99. Më efikas ishte Tatum me 40 pikë dhe Brown me 30. Ndërsa për Bucks, më efikas ishte Antetokounmpo 24 pikë.

Në ndeshjen derbi të Konferencës Perëndim tjetër, skuadra e Nju Orleans në transfertë befason Denver, duke fituar me rezultatt 107-88 . Indgram me 31 pikë ishte më i miri në fushë për miqtë, mbështetur nga McCollum me 23 pikë. për Denver u dallua Murray me 21 pikë.

Pavarësisht humbjeve, si Milwaukee në Lindje me 55 fitore e 22 humbje para Boston që ka 53 fitore e 24 humbje, ndërkaq në Perëndim kryeson Denver me 51 fitore e 25 humbje , para Memphis që ka 48 fitore e 28 humbje.

Rezultatet e sotme:

Milwaukee – Boston 99 – 140

Denver – Nju Orleans 88 – 107

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share