NBA: “Team Giannis” fiton All Star Game

Tatum me 55 pikë fiton trofeun MVP

Skuadra e drejtuar nga Giannis Antetokounmpo (Team Giannis) fitoi ndeshjen magjike të All Star Game në NBA, duke mundur në finalen e yjeve 184-175 skuadrën e LeBron James. Dy kapitenët e skuadrave luajtën shumë pak në këtë ndeshje për shkak të problemeve fizike: Giannis vetëm 20 sekonda si titullar, ndërsa LeBron 14 minuta dhe nuk u aktivizua farë në pjesën e dytë.

Trofeun MVP të këtij takimi e mori basketbollisti Jayson Tatum i ekipit fitues të “Team Giannis”, që realizoi 55 pikë e 10 rebound, një rekord për All Star Game. Ai ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, mbështetur edhe nga Donovan Mitchell me 40 pikë. Kjo është hera e parë në karrierë që Tatum fiton këtë çmim prestigjoz, ashtu sikurse është hera e parë që Giannis Antetokounmpo fiton këtë finale si kapiten.

Për skuadrën e “Team LeBron”, shënuesit më të mirë ishin Kyrie Irving e Joel Embiid me nga 32 pikë secili. Kështu, pas 5 fitoresh radhazi si kapiten, LeBron James pëson humbjen e parë në All Star Game. Finalja magjike e yjeve të NBA-së u zhvillua në Salt Lake City, një nga ndeshje më spektakolare, me 359 pikë të realizuara në total, me shumë zhytje nga lart, ku emocionet ishin të shumta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share