FC Voska Sport sot zhvillon miqësore me KF Laçin

Voska Sport për ditën e sotme (e mërkurë), në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të futbollit në Ligën e Parë do të zhvillojë ndeshjen e pare kontrolluese me ekipin e Superligës shqiptare KF Laçi.

Ndryshe skuadra nga Ohri gjatë fazave përgatitore ka parapa të zhvillon gjithësejt shtatë ndeshje kontrolluese me skuadra nga vendi dhe rajoni.

Fillimisht për kontrolluesja e parë ishte caktuar kundër Sileksit, megjithate në momentin e fundit është caktuar Laçi.

KJo ndeshje kontrolluese do ti shërbej trajnerit Miljan Radoviq që të testoj të gjithë futbollistët që ka në disponim sidomos prurjet e reja.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e Voskës, me fillim në ora 18:00. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share