Ilir Daja vazhdon me Ballkanin deri në vitin 2026

Trajneri Ilir Daja mbetet trajner i klubit të futbollit  Ballkani deri në vitin 2026. Lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit me  me  ekipin nga  Suhareka  e  ka  publikuar në rrjetet  sociale  ku  thuhet

Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.

Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!”shkruan në faqen zyrtare në fejsbuk.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ilir Daja me ekipin e Ballkanit  e ka fituar dy herë rresht titullin kampion dhe është kualifikuar dy herë në fazën e Grupeve në Ligën së Konferencës.

Skuadra  kampione në fuqi e Kosovës aktualisht nuk po kalon momente të mira. Në tri ndeshjet e fundit ka dy barazime dhe një humbje. Ballkani aktualisht është në pozitën e parë me 45 pikë apo një më shumë se Llapi  që mbanë pozitën e dytë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share