NBA: Portland kryeson Konferencën e Perëndimit me 10 fitore 5 humbje

Kampionati amerikan i basketbollit NBA sot ka vazhduar me tre ndeshje të zhvilluara, ndërsa ndeshja më dramatike është zhvilluar mes Portland dhe Brooklyn e cila ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 107-109 . Lojtari më mire ishte Kevin Durant I cili ka realizuar 35 pikë, 8 kërcime e 3 asiste, Nga ana tjetër te vendasit më efikas ishte Lillard me 25 pikë tre kërcime e 11 asiste

Fitore të rëndësishme për një vend në play off ka shënuar ekipi i Clippers, që mundi Detroitin me rezultat 96-91. Më efikas te vendasit ishte Jackson me 23 pikë, ndërsa te miqtë më efikas ishte Bogdanoviq me 26 pikë.

Fitore të sigurt në cilësinë e vendasit ka shënuar skuadra e Sacramento, që mundi San Antonion me rezultat bindës 130-112.. Më efikas te vendasit ishin Fox me 28 pikë e Monk me 26, ndërsa për Spurs u dallua Vassell me 29 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share