NBA: Philadelphia dhe Sacramento fitojnë edhe çerekfinalet e dyta

Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA , sot janë zhvilluar dy ndeshjet e dyta të çerekfinales së play off-it, ku Philadelphia dhe Sacramento kanë bërë detyrën duke fituar edhe ndeshjet e dyta kundër Brooklyn gjegjësisht Golden State Warriors.

Në “Wells Fargo Center” ekipi i Philadelphia edhe në përballjen e dytë doli fituese ndaj ekipit Brooklyn, kësaj radhe me rezultatin 96-84. Më efikas te skuadra fituese ishin Cameron Johnson me 28 pikë dhe Mikal Bridges me 21, ndërsa te Philadelphia më efikas ishte Tyrese Maxey me 33 pikë.

DErisa fitorja në ndeshjen e parë e Sacramentos, kundër kampionëve në fuqi u cilësua si befasi e madhe tani pas fitores së dytë kuptohet se behet fjalë për një skuadër që ka cilësi. Sacramento në ndeshjen e dytë mundi kampionët Golden State Warriors me rezultat 114-106. Më efikas te ekipi fitues ishin De’Aaron Fox i cili realizoi 24 pikë, 5 kërcime e 9 asiste, e Domantas Sabonis realizoi 24 pikë 9 kërcime e pesë asiste, nga ana tjetë Stephen Curry ralizoi 28 pikë, tre kërcime e gjasht asiste.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share