“Trajneri serb shau nënat shqiptare jo ata zvicerane” | Sopi: Serbia luante kundër shqiptarëve e jo kundër Zvicrës

Aktori i njohur nga Tetova, Hasim Memishi – Sopi në emisionin MundoKlan theksoi se ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës e ka ndjekur me emocione të mëdha, madje e ka parë sikur ka luajtur Shqipëria përballë Serbisë. Por nga ana tjetër, sipas Sopit, lojtarët serbë kishin hyrë në fushë me idenë e mposhtjes së shqiptarëve, jo Zvicrës.

“Realisht ndeshja ka qenë më shumë Serbia kundër shqiptarëve sesa Serbia kundër Zvicrës. Edhe trajnerin serb e pamë që i shau nënat shqiptare, nuk i shau nënat zvicerane. Ata që kur kanë hyrë në fushë kanë hyrë që të fitojnë shqiptarët… Unë e shikoja gati sikur ndeshja Shqipëri – Serbi, aq e tensionuar ka qenë ndeshja e fatmirësisht nuk është luajtur në një vend ku tifozët mund të hyjnë në fushë”, deklaroi Hasim Memishi – Sopi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share