NBA: Milwaukee vazhdon kryesimin në Lindje

Phoenix mposhti Dallasin, Lakers mundi Warriorsat

 

Sfida interesante janë zhvilluar sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku Phonix dhe Lakers kanë shënuar fitore shumë të rë ndësishme ku ekipet vendase shënuan pesë fitore po aq shënuan edhe ekpet mysafire.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Skuadra e Phoenix në transfertë mundi Dallas-in 130-126. Durant me 37 pikë e Booker me 36 ishin më të mire te skuadra fituese, ndërsa dyshes Donciq-Irving, së bashku realizuan vetëm 34 pikë.

Boston, zhgënjeu para tifozëve vendas duke pësuar disfatë nga Nju Jork pas kohës shtesë me rezultatin 129-131. Quickley me 38 pikë ishte më i miri për ekipin fitues.

Skuadra e Lakers mundi ekipin kampion në fuqi Golden State Warriors 113-105, në një ndeshje atraktive, ku më i miri në fushë ishte Anthony Davis, autor i 39 pikëve. Pa probleme fiton edhe Houston, që mundi San Antonion 142-110. Green ishte më efikasi me 31 pikë.

Milwaukee vijon të jetë lider në Konferencën e Lindjes, duke fituar sot në transfertë Washingtonin me rezultat 117-111. Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 23 pikë, 10 kërcime e 13 asist. Ekipi i Brooklyn mposhti Charlotten 102-86 Bridges, autor i 33 pikëve ishte më efikasi. Oklahoma mposhti Utah Jazz 129-119 ku diferencën e bëri Alexander Shai me 38 pikë.

 

Rezultatet e sotme

Dallas – Phoenix, 126-130

Chicago – Indiana, 122-125

Lakers – Golden State, 113-105

Brooklyn – Charlotte, 102-86

Orlando – Portland, 119-122

Houston – San Antonio, 142-110

Oklahoma – Utah Jazz, 129-119

Boston – Nju York, 129-131

Washington – Milwaukee, 111-117

Clippers – Memphis, 135-129

 

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share