NBA: Fitore të sigurta e Milwaukee, Denver dhe Memphis

Tre ndeshjet e dyta të çerekfinales së play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit sollën tre fitore të skuadrave vendase Milwaukee, Denver dhe Memphis.

Denver shënoi fitore të sigurtëm edhe në ndeshjen e dytë të çerekfinales kundër ekipit Minnesota, kësaj radhe me rezultatin 122-113, duke udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve në Perëndim. Më efikas në ndeshje ishte lojtari mysafir Edwards I cili realizoi 41 pikë, ndërsa te vendasit më efikas ishin Murray me 40 pikë e Jokiq me 27 pikë .
Skuadra e Milwaukee në ndeshjen e dytë arriti ti revanshohet Miamit pë disfatën në ndeshjen e parë, duke fituar 138-122 dhe batrazoi në 1-1 serinë e takimeve . Fitorja e Milwaukee erdhi si pasoj e lojës së shkëlqyeshme kolektive pasi shtatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë.
Memphis me fitoren kundë Lakers 103-93 barazoi serine e ndeshjeve në 1-1,. LeBron James realizoi 28 pikë e 12 kërcime, por i vetëm e pati të vështirë të mposhtë Memphis, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.

Play off-Çerekfinale Konf.Lindje
Philadelphia – Brooklyn, (2-0)
Boston – Atlanta, (2-0)
Cleveland – Nju York, (1-1)
Milwaukee – Miami, 138-122 (1-1)

Play off-Çerekfinale Konf.Perëndim
Sacramento – Golden State, (2-0)
Memphis – Lakers, 103-93 (1-1)
Phoenix – Clippers, (1-1)
Denver – Minnesota, 122-113 (2-0)

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share