Neymar pranë marrëveshjes me ekipin Al Hilal nga Arabia Saudite

Neymar Jr është pranë arritjes së marrëveshjes me ekipin e Arabisë Saudite, Al Hilal.
Kështu raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, që thekson se palët janë në një fazë të avancuar të bisedimeve.Dokumentet tashmë i janë dërguar brazilianit për t’i kontrolluar.

Raportohet se oferta është shumë e madhe, e cila e ka joshur Neymarin. Ndërkohë, Barcelona që deri mbrëmë ishte më së afërmi për të nënshkruar me të, mund të provojë të nënshkruajë me Joao Felix ditëve në vijim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share