Liga e parë: Barazojnë Struga TL, Shkëndija dhe Shkupi

AKADEMIJA PANDEV NË KRIZË TË THELLË

Një fitore e vendasve, tre barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me gjithësejt 11 gola  të shënuar dhe tre kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 13-të në elitën e futbollit vendor. Takimet në Strugë, Gjorçe Petrov dhe Kratovë përfunduan me barazim.

Derbi në stadiumin e Kratovës mes Sileksit dhe Shkëndijës përfundoi me barazim 1-1 , Kuqezinjtë kaluan në epërsi me golin e Doriev në Minutën e 59-të ndërsa vendasit barazuan me golin e Obadoviq në minutën e 68-të. Shkëndija nga minuta e 81-të luajti me 10  lojtar. Bruno Dita shkau I kartonit të dytë verdhë  u deshtë që të largohet nga terreni,

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshja mes fituesit të Kupës Makedonija Gj.P dhe kampionit në fuqi FC Shkupi

Përfundoi me barazim  1-1, Shkupi  kali në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë me golin e Adetunjit , ndërsa vendasit barazuan në minutën e fundit të ndeshjes me golin e Samake

Lideri në renditjen e tabelës Strga Trim Lum barazoi me Bregallnicën 2-2. Autor të golave për vendasit ishin Ukpa dhe Besart Ibraimi nga penaltia, ndërsa  pë shtipjanë  shënuan Gjorgjiev dhe Ristovski.

Në Kavadar Tikveshi mundi Pobedën e Prilepit me rezultat minimal 1-0 me një gol të vetëm që e shënoi Karçevski

Fitoren e vetme në transfertë e shënoi Rabotniçki kundër Akademija Pandevit në Strumicë 0-2, me golat e Rusheviqit dhe Gandos.

Rezultatet e javës së 13-të.

Sileksi – Shkëndija                     1-1    (0-0)

Makedonija Gj.P – Shkupi              1-1    (0-1)

Struga TL – Bregallnica                   2-2    (1-1)

Ak.Pandev – Rabotniçki                 0-2    (0-1)

Tikveshi – Pobeda                           1-0    (1-0)

Skopje ishte e lirë

TABELA

 1.Struga TL                   12     8       2       2       21:8           26

2.Shkëndija                  12     6       5       1       17:9           23

3.Shkupi                       12     6       4       2       18:10         22

4.Sileksi                        12     6       4       2       17:13         22

5.Tikveshi                     12     6       1       5       19:17         19

6.Bregallnica                12     4       4       4       12:12         16

7.Rabotniçki                 12     4       2       6       12:21         14

8.Makedonja Gj.P        11     3       4       4       12:13         13

9.Pobeda                      12     3       2       7       10:16         11

10.Ak Pandev              12     2       2       8       12:15           8

11.Skopje                     11     1       2       8         2:18                     5    

 

Në xhiron e 14-të, më 6 Nëntor takohen: Bregallnica – Tikveshi, Skopje – Sileksi, Pobeda – Makedonija Gj.P, Rabotniçki – Struga TL dhe Shkëndija – Ak.Pandev. FC Shkupi është i lire.

 

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share