Futboll: Struga TL kundër Buduqnostit për të shkruar historinë

SHPËTIM DURO- RESPEKTI JONË PËR BUDUÇNOSTIN ËSHTË MAKSIMAL

Kampioni i Maqedonisë së Veriut klubi futbollit Struga Trim Lum sot zhvillon ndeshjen e parë të turit të dytë të Konferencë Liga, kundër Buduqnostit nga Podgorica. Ekipi mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin e qytetit të Ohrit, aty ku sot me fillim në orën 17:00 do të zhvillohet ndeshja.

Në pritje të sfidës së sotme me ekipin nga Podgorica trajneri Shpëtim Duro është shprehur se Zhalgirisë i takon të së kaluarë andaj gjatë javës kanë punuar dhe egjithë vëmendja është përqëndruar tek përgatitja në aspektin psikologjik….

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Këto ditë jemi munduar të marrim informacion përmes videove të ndeshjeve të tyre të fundit që kanë zhvilluar. Respekt maksimal për Buduçnostin, sepse është skuadër me traditë në Malin e Zi, skuadër që ka histori dhe që ka zhvilluar me qindra ndeshje ndërkombëtare dhe kështu, derisa është kampion edhe një nga skuadrat më të mira nga Mali i Zi, respekti jonë për Buduçnostin është maksimal”, tha Shpëtim Duro, trajner i KF Struga Trim Lum.

Edhe pse Buduqnosti numëron mbi 50 ndeshje në kompeticionet e UEFA-s, dhe vetëm një here kanë luajtur në turin e tretë të Europa League  serishtë ekipi Struga Trim Lum konsiderihet favorite  në këtë takim  

“Është e vërtetë që duhet të jemi favoritë, duke parë sidomos paraqitjen e skuadrës në dy ndeshjet me Zhalgiris”, tha Shpëtim Duro.

Ndeshja e Struga Trim Lum – Buduqnost, zhvillohet sot në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër me fillim në ora  17:00./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share