NBA: Denver merr kreun në Perëndim, Warriors zhgënjenë serish
Dy fitore të vendasve dhe tri të atyre mysafire ëshë epilogu I pesë ndeshjeve të kampionatit a,merikan NBA që u zhvilluan sot. Denver merr kreun në Perëndim. Skuadra e Denver pas fitores kundër Memphis me rezultatin 105-91 ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit . Nikola Jokiq realizoi një “triple double”, duke realizuar 13 pikë, 13 kërcime e 13 asist. Gjithsesi, të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi 12 pikë. Te Memphis më efikas ishte Ja Morant me 35 pikë e 10 asist .
Ekipi I Nju Jorkut ka deklasuar kampionët në fuqii Golden State Warriors duke e mundur me rezultat të thellë 132-94 . Me efiaks te skuadra fituese ishte Quickley me 22 pikë e Brunson me 21, ndërsa Poole me 26 pikë ishte më efikas te Warriors.
Jashtë fushe fitore ka shënuar Çicago, që mundi Miamin 113-103 .
Phoenix, në cilësinë e vendasit ka pësuatr disfatë nga Washingtonme rezultat 110-113. Kuzma me 29 pikë e Beal me 27 ishin më efikas te miqët, ndërsa 30 pikë e Ayton mbetën për statistikë. Utah Jazz mposhti 126-111 Detroit, ndeshje ku shkëlqeu sërish Markkanen, autor i 38 pikëve për miqtë.
Rezultatet e sotme:
Detroit – Utah Jazz, 111-126
Miami – Chicago, 103-113
Nju York – Golden State, 132-94
Phoenix – Washington, 110-113
Denver – Memphis, 105-91
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/