EHF CUP: KH Çairi (F), të shtunën kundër kampioneve të Holandës

Klubi i hendbollit për femra Çair të shtunën, me 23 shtator, do të përballet me kampionët e Holandës, Venlo në kuadër të ndeshjeve eliminatore në EHF CUP.

Ndeshja do të luhet në palestrën në Avtokomandë, ndërsa skuadra e Çairit ka hapur dyert për të gjithë, duke lëshuar të gjitha biletat falas për këtë ndeshje, duke kërkuar kështu mbështetjen e të gjithëve.

Drejtuesit e KHF Çairi e kanë konfirmuar edhe përmes faqes zyrtare:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshja e parë në Europë do të zhvillohet me dyer të hapura. Bileta falas për të gjithë. Të shtunën në Avtokomandë paralajmrojmë spektakël dhe shpresojmë në sallë të mbushur plot.

Me datë 23.09.2023 skuadra jonë, do të përballet me ekipin kampion të shtetit të Holandës “Venlo”. Është një ndeshje mjaft e rëndësishme, që kërkon mbështetjen tuaj të palëkundur gjatë 60 minutave.

Na duhet prezenca, energjia dhe entuziazmi i çdo qytetari të Shkupit. Vajzat tona janë gati për të na përfaqësuar në Europë dhe kësaj rradhe për të shkruar histori në Edicionin European EHF Cup.

Më 23 shtator, sytë e publikut sportiv do të jenë të përqendruara te spektakli i hendbollit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share