Nëntë fitore të evdnasve dhe vetënjë e mysafirëve është epilogu i dhjetë ndesjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Denver me 41 fitore e 18 disfat e vetmuar kryeson renditjen në Perëndim, para Memphis që ka 35 fitore e 22 disfata. Në Lindje kryeson Boston me 42 fitore e 17 disfata.
Denver në derbinmme Dallas ka shënuar fitore 118-109 . Pë vendasity më efikas ishin Green me 24 pikë e Porter me 22, ndërsa Nikola Jokic realizoi një “triple double”, me 14 pikë, 13 kërcime e 10 asist. Për Dallas u dallua Luka Donçiq me 37 pikë.
Në Lindje, kryeson skuadra e Boston, që rikthehet te fitorja, duke mundur Detroitin me rezultat 127-109. Tatum me 38 pikë e Brogdon me 25 bënë diferencën në fushë për Celtics. Lakers pas tre disfatave radhazi i kthehet fitores , kësaj radhe mundi Nju Orleans me rezultat 120-102. Davis me 28 pikë si dhe Russell e LeBron James me nga 21 pikë ishin më efikas në këtë ndeshje.
Fiton edhe Brooklyn, që mundi Miamin 116-105. Mikal Bridges ishte lider në fushë për Nets, duke realizuar 45 pikë. Philadelphia mundi Cleveland me rezultat 118-112. Joel Embiid realizoi 29 pikë e 14 kërcime, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Mitchell për miqtë. Memphis, falë 50 pikëve të dyshes Jackson-Bane, mundi 117-111 Utah Jazz.
Rezultatet e sotme:
Charlotte – San Antonio, 120-110
Indiana – Chicago, 117-113
Atlanta – Nju York, 101-122
Boston – Detroit, 127-109
Brooklyn – Miami, 116-105
Philadelphia – Cleveland, 118-112
Memphis – Utah Jazz, 117-111
Oklahoma – Houston, 133-96
Denver – Dallas, 118-109
Lakers – New Orleans, 120-102
Shaban Sinani /KLanMacedonia/