Janë zhvilluar tre ndeshje të raundit të dytë të çerekinaleve të play off-it ku fitore të dyta kanë shënuar Denver, Cleveland dhe Nju Jork.
Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Murray i dha fitoren ekipit të Denver, që mundi Lakersin me rezultat 101-99, në ndeshjen e dytë çerekfinalen të play off, duke udhëhequr 2-0 serinë fitoreve. Te Denver më efikas si gjithmon ishte Jokiq i cili realizoi një “triple double”, me 27 pikë, 20 kercime e 10 asist, mbështetur nga Porter me 22 pikë e Murray me 20. Ndërsa te Lakers treshi Davis-James-Russell së bashku realizuan 81 pikë .
Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Cleveland mundi Orlandon 96-86 dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve. Më efikas ishte Donovan Mitchell me 23
Po 2-0 udhëheq serinë e takimeve çerekfinale edhe ekipi i Nju York, që sot mposhti Philadelphian me rezultat të ngushtë 104-101. Më efikas ishte Brunson me 24 pikë. Embiid e Maxey realizuan 69 pikë për Philadelphia, por që mbetën për statistikë.
Rezultatet: Çerekfinalet, Kon.Lindjes
Cleveland – Orlando, 96-86 (2-0)
Nju Jork – Philadelphia, 104-101 (2-0)
Boston – Miami, (1-0)
Milwaukee – Indiana, (1-0)
Çerekfinalet, Kon.Perëndimit
Minnesota – Phoenix, (1-0)
Denver – Lakers, 101-99 (2-0)
Clippers – Dallas, (1-0)
Oklahoma – Nju Orleans, (1-0)