Futboll: Dëmtohet rëndë futbollistja më e mirë në botë Alexia Putellas

Kampionati Europian i Futbollit për Ferma do të ngrejë siparin sot në Angli, por nuk do të jetë aty futbollistja më e mirë. Bëhet fjalë për mesfushoren e njohur të Barcelonës dhe Spanjës, Alexia Putellas, e cila ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe ka humbur Europianin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Lajmin e dha vetë përfaqësuesja spanjolle e femrave, që fillimisht njoftoi për një dëmtim që do ta lërë jashtë Europianit, por shumë shpejt ekzaminimet konfirmuan një mungesë shumë të gjatë të mesfushores 28-vjeçare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Putellas ka këputur ligamentin e kryqëzuar dhe do të duhet t’I nënshtrohet një operacioni për t’u rikuperuar, ndaj rikthimi në fushë është parashikuar të ndodhë pas të paktën 6 muajsh.

Alexia Putellas është lidere e Barcelonës dhe e përfaqësueses spanjolle, që do të duhet të bëjë pa shërbimet e saj në fushë, në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinent.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share