NBA: Damian Lillard, realizoi 71 pikë për Portland

Shtatë fitore të vendasve dhe dy të atyre mysafire është epilogu i nëntë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Dallasa në një ndeshje me kthesa të shumta ka pësuar para tifozëve vendas nga Lakers me rezultatin 108-111, skuadra fituese me këtë fitore i afrohet zones së play off. Anthony Davis me 30 pikë e 15 kërcime si dhe LeBron James me 26 pikë bënë diferencën në fushë, ndërsa Donçiq ishte më efikas te vendasit me 26 pikë .

Ekipi i Denver ka shënuar fitore ndaj Clippers me rezultatin 134-124. Nikolla Jokiq ioshte më miri me 40 pikë, 17 kërcime e 10 asist. Golden State i rikthehet fitores kësaj radhe mundi Mionnesotan me rezultat 109-104. Klay Thompson realizoi 32 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Portland shënoi fitore nda Houston me rezultat 131-114 . Në këtë takim Damian Lillard, realizoi 71 pikë, duke realizuar 13 gjuajtje të sakta nga distanca. Edhe pse pa Antetokounmpo, i dëmtuar, skuadra e Milwaukee mundi Phoenix 104-101, më efikas ishte Jrue Holiday me 33 pikë.

Rezultatet e sotme

Milwaukee – Phoenix, 104-101

Atlanta – Brooklyn, 129-127

Chicago – Washington, 102-82

Dallas – Lakers, 108-111

Cleveland – Toronto, 118-93

Oklahoma – Sacramento, 115-124

Golden State – Minnesota, 109-104

Portland – Houston, 131-114

Denver – Clippers, 134-124

Shaban Sinani /KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share