KF Shkëndija nisi me përgatitje për sezonin pranveror

FAZA E PARË ZHVILLOHET NË TETOVË, NDËRSA KRYESORJA NË ANTALIA

Klubi i futbollit Shkëndija nga dita e sotme zyrtrisht nisi fazën përgatitore për pjesën pranverore të kampionatit 2023/2024 të Ligës së parë të futbollit vendor. Ekipin kuqezi në pjesën pranverore të kampionatit do ta drejtoj trajneri Jeton Beqiri.

Në grumbullimin e parë para futbollistëve u prezantua stafi i ri teknik që do të drejtojë ekipin në sezonin pranveror, ndërsa trajneri Jeton Beqiri para futbollistëve shpalosi planprogramin e punës të fazave përgatitore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Trajneri Jeton Beqiri tha se në merkaton e dimrit pret që të ketë edhe prurje të reja edhe pse i vetëdijshëm se vështirë është të gjenden futbollist cilësorë.

JETON BEQIRI – TRAJNER I KF SHKËNDIJA    1.00 – 1.25

Në grumbullimin e parë të ekipit ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, pos Ardian Limanit i cili është transferuar në Prishtinë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share