Urawa fiton champions aziatik

Ekipi japonez mundi sauditët e Al-Hilal me rezultatin e përgjithshëm 2-1 dhe fitoi trofeun

Uraua Red Diamonds fitoi Ligën e Kampioneve të Azisë pasi mundi Al Hilal me rezultatin e përgjitshëm 2-1.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Japonezët kryesuan deri në përfundim të takimit, edhe pse sauditët u treguan më kërkues.

Sfida e parë në Riad mes të dyja ekipeve përfundoi me rezultatin 1-1

Ky është titulli i tretë në hitori për Uraua-n, që e ka fituar Ligën e Kampioneve aziatike në 2007 dhe 2017.

Al-Hilal që ishte edhe kampionia në fuqi e kompeticionit, synonte që të vendoste rekord e ta fitonte për herë të pestë në histori Champions-in aziatik.

Në përfundim të sfidës, festimet vazhduan në qytetin e Saitamës, me fansat japonezë tepër të lumtur për këtë sukses të rëndësishëm të arritur.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share