Navalny vdiq në burg, reagon bashkëshortja: Nuk mund t’i besojmë vërtet Putinit…

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burg. Ky i fundit ishte një kritik që e shprehte hapur mendimin e tij, për presidentin Vladimir Putin. Navalny u burgos në 2021-shin për të vuajtur dënimin me 19 vite burg me akuzat për ekstremizëm, dënim që ai e vetë e quante “burgosje politike”.

Menjëherë pasi u njoftua për vdekjen e tij, gruaja e të ndjerit, Yulia Navalnaya, tha se lajmet deri më tani kanë ardhur vetëm nga burime shtetërore.

“Ne nuk mund t’i besojmë vërtet Putinit dhe qeverisë së tij”, tha ajo në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më pas ajo shtoi se nëse lajmi për vdekjen e bashkëshortit të saj është i vërtetë, Putini dhe aleatët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi personale për të dhe për gjithçka që “po i bëjnë Rusisë”.

“Unë po kërkoj nga të gjithë ata që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus”, tha ajo.

Shumë rusë protestuan në rrugët e Shën Pjetërburgut apo afër Moskës, e pasi morën vesh se lideri i opozitës kishte vdekur. Ata u arrestuan nga policia. Protesta të shumta kanë nisur nëpër shtete perëndimore përpara selive diplomatike të Rusisë. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share