Nata e tretë e “Kënga Magjike” në Tv Klan

Në një skenë të ‘veshur’ me ngjyrë të kuqe, po mbahet mbrëmjen e kësaj të enjteje në Pallatin e Koncerteve, nata e tretë e edicionit të 23-të të festivalit Kënga Magjike, e cila transmetohet drejtpërdrejtë ne ekranin e Televizionit Klan.

Ndryshe nga edicionet e shkuara, pas dy netëve gjysmëfinale, këtë të enjte radhën e ka finalja e këngës shqiptare. Janë 20 artistë shqiptarë që performojnë këtë mbrëmje. Artistët e huaj këtë të enjte janë shndërruar në prezantues, “detyrë” që po e bëjnë në Gjuhën Shqipe.

Në fund të mbrëmjes së sotme sipas renditjes në votim do të deklarohen dhe 12 artistët shqiptarë dhe 9 artistët e huaj që do të këndojnë në Grand International Final. Po ashtu juria ka të drejtë të shtojë në Grand International Final një artist shqiptar dhe një të huaj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në total, të shtunë në Grand International Final do të performojnë 23 artistë.

Nesër paradite artistët e shpallur pjesëmarrës në Grand International Night, si dhe juria do të votojnë për fituesin e madh të festivalit Kënga Magjike. Ndërsa votave të artistëve pjesëmarrës dhe jurisë në mbrëmjen e së shtunës do t’i shtohet edhe vota e publikut, i cili do të votojë live.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share