Napoli vëzhgon Nedim Bajramin

Shqiptari sapo është transferuar te Sassuolo

Nedim Bajrami u transferua në merkaton e dimrit te Sassuolo i huazuar me detyrim blerje, pas 3 viteve e gjysmë si lojtar i Empoli.

Megjithatë e ardhmja e afërt e tij mund të jetë Napoli. Mesfushori shqiptar shikohet si një përforcim për sezonin e ardhshëm tek ekipi që kryeson renditjen në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “Il Mattino”.

E përditshmja shkruan se përveç Nedim Bajramit synim është edhe Armand Lauriente. Vlera e futbollistit të Kombëtares sipas Transfermarkt.com është 8 milion euro. Paraqitja në pjesën e dytë të sezonit mund të jetë e rëndësishme për kalimin e tij te Napoli.

Deri më tani Nedim Bajrami është aktivizuar në 3 takime me Sassuolo, në njërin prej tyre si titullar.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share