Napoli: Ciao Elmas – çdoherë do të bëjmë tifo për ty!

ELMAS: NAPOLI GJITHMONË NË ZEMRËN TIME

Pas thuajse 5 viteve në Itali, futbollisti Elif Elmas kaloi në Gjermani ku veshi fanellën e Lajpcigut.

Napoli dëshmoi se është një klub I madh dhe me një video speciale ka falënderuar futbollistin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Të falënderojmë për emocionet që na dhurove. Të presin sfida të reja dhe ne çdoherë do të bëjmë tifo për ty” – kanë shkruar nga Napoli.

Por, përmes një mesazhi emotiv në Instragram edhe Elif Elmas është përshëndetur me ish-klubin e tij dhe me tifozët e Napolit.

“Më pritët si fëmijë, më llastuat, më mbrojtët, më ndihmuat të bëhem burrë. Të jesh pjesë e Napolit dhe të shkruash historinë e këtij qyteti është diçka unikale. Falënderoj presidentin, klubin trajnerët, bashkëlojtarët. Falënderoj tifozët që bënë të ndjehem si në shtëpi. Napoli do të mbetesh gjithmonë në zemrën time” – ka shkruar Elmas në Instragram.

Në storyn e tij në Instagram, Elif Elmas ka postuar të gjitha urimet e bashkëlojtarëve, miqve e familjarëve të cilët I dëshorojnë suksese në ambientet e reja futbollistike.

Ndryshe, pas aventurës dyvjecare në Fenerbahçe, Elmas në vitin 2019 u transferua në Napoli, me të cilin sezonin e kaluar shkruan historinë dhe u bënë kampion të Italisë.

Por, minutat e pakta në fushë e detyruan futbollistin nga Maqedonia e Veriut që të bëjë ndryshime në karrierë. Sfida e radhës u zyrtarizua të mërkurën kur RB Lajpcig e prezantoi si përforcim të radhës. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share