Bellingham, lojtari i shekullit 21

Jude Bellingham vazhdon të thyejë rekorde. 20-vjeçari anglez shënoi dopietën e tretë të sezonit, në fitoren që Real Madrid regjistroi 4-0 kundër Gironës. Osasuna dhe Barcelona ishin viktimat e tij të mëparshme, me britanikun që tashmë ka shkruajtur emrin në librat e historisë së “Los Blankos”.

Në 29 ndeshje me fanellën e mbretërorëve, 20 gola të shënuar prej tij në të gjitha kompeticionet, për të qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit. Bellingham përmirësoi rekordin personal të sezonit të kaluar me Dortmund, që u ndal në kuotën e 14 golave, teksa aktualisht ka 16 realizime në La Liga.

20-vjeçari është mesfushori që ka shënuar më shumë gola me Real Madrid në shekullin e 21-të në kampionat. Ai ka tejkaluar 13 golat e James Rodriguez në sezonin 2014-2015, di edhe atë të Iskos me 10 gola 7 edicione më parë.

Rekordi mbahet nga Luis del Sot, i cili shënoi 17 gola në kampionat me Real Madrid, shifër që natyrisht do thyhet nga Belingham, i cili ka në dispozicion edhe të paktën 14 takime deri në fund.

Ndërkaq, në të gjitha garat, Jude aspiron të kapërcejë shifrën e 26 golave që mbahet nga Hierro, edhe ky një rekord që duket shumë i mundshëm nga mesfushori anglez.

Rekorde që vendosen që në sezonin e parë të Bellingham në Spanjë, duke dhuruar një performancë fantastike për tifozët e Real Madrid që kërkojnë tituj të rëndësishëm.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share