Nafta vijon rënien

Arabia Saudite ul çmimin për blerësit nga Azia

Çmimi i naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare preku këtë të mërkurë një nga nivelet më të ulëta të muajve të fundit. Një fuçi nafte në bursën e Teksasit u shit me 71.5 dollarë, vlera më e ulët kjo që prej korrikut të shkuar.

Krahasuar me gati 10 ditë më parë çmimi për një fuçi naftë në këtë bursë ka rënë me gati 9 dollarë. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe bursa e Londrës ku ari i zi për kontratat e muajit janar u shit me 76.5 dollarë për fuçi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ekspertët vlerësojnë se një ndikim në rënien e çmimit të naftës së papërpunuar ka patur edhe vendimi i një dite më parë i Arabisë Saudite e cila vendosi që të ulë me 0.50 dollarë për fuçi çmimin e arit të zi të papërpunuar për blerësit aziatik. Kjo është ulja e parë e çmimit në shtatë muaj, megjithëse më e vogël nga sa prisnin analistët dhe ajo erdhi si një lëvizje në përgjigje të konkurrencës së intensifikuar ndërkombëtare.

Gjithashtu faktor që ka ndikuar në rënien e çmimit të naftës gjatë ditëve të fundit konsiderohet edhe nafta qe vjen jo nga Lindja e Mesme, e cila është bërë më tërheqëse për blerësit pas vendimit të OPEK për të ulur prodhimin.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share