Myrto Uzuni golashënuesi më i mirë i La Liga 2, Sevilla dhe Las Palmas vihen pas “legjionarit”

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni ka bërë një sezon të mirë në La Liga, por skuadra e tij, Granada, duket se do të zbresë sërish në një kategori më poshtë.

Pavarësisht kësaj, raportimet e fundit sugjerojnë se Uzuni mund të qëndrojë në elitën spanjolle dhe të bëjë një kapërcim të madh në karrierën e tij.

Klube si Sevilla dhe Las Palmas kanë treguar interes për futbollistin 28-vjeçar, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 9 milion euro nga specialistët e “Transfermarkt”. Granada duket se ka pretendime më të mëdha financiare për Uzunin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share